Ne ditën botërore te shtypit , Shkodra nuk ka një gazete te sajën.

Mungesa e një periodiku te këtij qyteti është mjaft e trishte , mjafton te kujtosh se qe nga viti 1897 e deri ne vitin e pare te komunizmit ne kryeqendren e veriut numeroheshin 54 tituj revistash firmen si autor e botues e mbajne emra te medhenj si At Gjergj Fishta, Karl Gurakuqi , Hile Mosi, Lazer Shantoja, Vincens Prendushi e shume te tjere.

Ky fond i pasur gjendet ne bibloteken marin barleti dhe ruhet me fanatizem ndersa periodiket jane qe ne krijimin e shtetit shqiptar. Pergjegjesja e fondit te albanologjise Fatmira Lekiqi tregon mbi botimet e hershme e deri ne ditet tona. Ketij fondi te pasur jane te shumte studiuesit qe i referohen.

Per shume e shume arsye ne Shkoder mungon nje gazete periodike ndresa nuk kane munguar tentativat per krijimin e nje te tille, keto tentative kane qene me se shumti iniciative personale e ndonje intelektuali shkodrane apo nisma studentore te cilat nuk kane plotesuar boshllekun as ne tirazh e as ne permabjtje.

Ama shkodranet e duan informacionin dhe i besojne formave tradicionale te te berit gazetari. Ne pikat e shitjes se gazetave thone se ka me dhjetra bleres tradicional te cilet blerjen e gazetes e kane rutine te perditshme dhe nuk humbin asnje numer, e shume prej tyre nuk pine kafene e mengjesit pa gazeten para syve. E ndersa sot me shume se kurre mungesa e nje gazete ne Shkoder pavareisht justifikimeve eshte nje deficit i pafalshem i qytetit te germave te arta, emrave te medhenj , artit dhe kultures.

Artikulli paraprakPRANGA USHTARIT TË KOKAINËS. KAPET ME DROGË DHE ARMË
Artikulli tjetër“ARTI I KUZHINËS” SHKOLLA E NJË PASIONI