1 tetori ka shënuar ditën botëerore të të moshuarve ndërsa në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, kjo ditë u kthye në festë. Drejtori Fatjon Hoxha teksa falenderoi bashkëpunëtorët ndër vite, shprehu mirënjohje ndaj stafit që shërben çdo ditë me përkushtim.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të ftuar specialë që kaluan disa orë me gjyshërit.
Në këtë ditë të shënaur, shtohet vëmendja ndaj institucioneve që përkujdesen për moshën e tretë ndërkohë që në Shkodër, gjyshërit resident në Shtëpinë e të moshuarve kaluan një ditë të veçantë dhe atmosferë festive.