
Në ditën ndërkombëtare të ujit, shoqëria rajonale e ujësjellës kanalizime Shkodër përmes një aktiviteti sensibilizues risjell në vëmendje rëndësinë jetike të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore. Kryeinxhinieri i ujësjellësit Lazër Pema thotë se çdo ditë bëhet një punë e madhe për furnizimin me ujë të pijshëm për abonentët.
Në këtë ditë të rëndësishme kushtuar ujit, kryeinxhinieri Pema ka një thirrje për të gjithë që të mos abuzojnë me ujin e pijshëm.
Ky aktivitet sensibilizues i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellësit Shkodër synon që të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ujin e pijshëm si dhe t’i afrojë më shumë ata përmes edhe aktiviteteve argëtuese për të gjitha moshat.