4 maji shënon ditën botërore të zjarrëfikësve. Efektivët e drejtorisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër bënë një demostrim të mjeteve zjarrëfikëse që kanë përdorur në mijëra operacione shpëtimi gjatë këtyre viteve. Shefi I ndërhyrjes së shpejtë, Bashkim Ramaj ka një vlerësim për të gjithë efektivët dhe specialistët që kanë kontrbouar në këtë drejtori.
Shefi I ndërhyrjes së shpejtë kërkon që qytetarët gjatë kësja periduhe dhe në vazhdim të jenë të kujdesshëm pasi rritja e temperaturave shton rrezikun për rënien e zjarrit.
Dita botërore e zjarrëfikësve duhet të shërbejë si një ditë ku institucionet punojnë dhe garantojnë kushte më të mira për efektivët e kësaj drejtorie në Shkodër, pasi një problem prej vitesh mbetet mungesa e efektivëve të rinj.