Ne kuader te dites boterore kunder duhanit, Drejtoria e Shendetit Publik ka organizuer nje aktivitet sensibilizues ne sheshin perpara Bashkise Shkoder.

Pjese e ketij aktiviteti ishin nxenesit e shkollave 9 vjecare te Shkodres ku me pankarta ne duar percollen mesazhe sensibilizuese per demet qe sjell duhan pirja. Nderkohe sipas specialists Jozefina Delija pirja e duhanit tek te riinjte ka nje trend rrites . Nderkohe kete vit motoja e Organizates Boterore te Shendetesise eshte fokusur edhe tek ambalazhimi qe duhet te kene paketat e cigareve. 31 maji është shpallur nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dita kunder duhanit dhe mbahet që prej vitit 1987, ku vendet anëtare të OBSH-së, perpiqen të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumitte tij. Për këtë arsye, çdo vit propozohet edhe nga një slogan mbi luftën kundër duhanit.

Artikulli paraprakORGANIZOHET “A-FEST FILM 2016” PËR TË 7-IN VIT ME RADHË
Artikulli tjetërVELIPOJË: TAKIM MBI SEZONIN TURISTIK DHE SIGURINË E PUSHUESVE