1 dhjetori është Dita Botërore kundër SIDA-s, ku bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj. Po ku qëndron Shqipëria në luftën kundër HIV/AIDS?

Raportohet se që nga viti 1993, në Shqipëri janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV-AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar. Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura.

Dyzet vjet që nga raportimi i rasteve të para të SIDA-s, HIV ende kërcënon botën. Sipas Programi të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS, bota është jashtë rrugës për të përmbushur angazhimin për t’i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030, jo për shkak të mungesës së njohurive apo mjeteve për të mposhtur SIDA-n, por për shkak të pabarazive strukturore që pengojnë zgjidhjet e provuara për parandalimin dhe trajtimin e HIV.

Në botë janë 37.7 milionë persona që jetojnë me sëmundjen HIV, teksa 680 persona kanë humbur jetën.

Artikulli paraprakPFIZER KA TË NGJARË TË OFROJË MBROJTJE TË FORTË NDAJ RASTEVE TË RËNDA NGA OMICRON
Artikulli tjetërVRASJA E MATEOS, FLET PËR HERË TË PARË GLEDIS NANO: AUTORI ISHTE HAJDUT BANESASH, S’KA KALLËZIM PËR NGACMIM SEKSUAL