Një numër i madh punëtorësh dhe aktivistësh në mbarë botën e kanë shënuar Ditën e 1 Majit me protesta duke kërkuar paga më të larta, ulje të orarit dhe kushte më të mira pune. Në Kosovë Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka nisur protesta si rezultat i kërkesave të njëpasnjëshme për rritje të pagave. Protestuesit mbanin në dorë parulla me mbishkrimet “Kërkojmë rritjen e pagave”, “Duam të drejtat tona”, etj.

Edhe në Francë, sindikatat planifikuan demonstrata masive për të protestuar kundër lëvizjes së fundit të Presidentit Emmanuel Macron, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Protestat në Gjermani nisën me një tubim nga grupet feministe të dielën në prag të 1 Majit kundër dhunës ndaj grave dhe personave LGBTQ+. Gjatë marshimit pati edhe konfrontime me policinë. Tubimet do të vazhduan edhe përgjatë së hënës. Në Turqi policia pengoi një grup demonstruesish të arrinin në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, dhe arrestoi disa prej tyre. Qeveria e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur Taksimin shesh të ndaluar për demonstrata, duke çuar në përleshje të shpeshta midis policisë dhe protestuesve.

Dy mitingje të mëdha greve u mbajtën në Athinë. Në Korenë e Jugut, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta të ndryshme për rritjen e pagave pasi rritjes së çmimeve të konsumit. Në Japoni, mijëra anëtarë të sindikatave, politikanë të opozitës dhe akademikë u mblodhën në parkun Yoyogi në Tokio, duke kërkuar rritje të pagave pasi. Ata kritikuan planin e kryeministrit Fumio Kishida për të dyfishuar buxhetin e mbrojtjes, i cili kërkon rritje taksash në vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakVRASJA E NIKULAJT/ BRITANIA KËRKON PROVAT PËR TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” TAKIM ME BANORËT TEK SHESHI PREKË CALI DHE PEDONALES “KOLË IDROMENO”