Studentët kanë paralajmëruar sot sërish protestë para Kryeministrisë, pasi qeveria nuk pranon të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar apo negociuar më parë. Kjo është dita e 14-të e protestës së studentëve.

Grumbullimi i s

tudentëve do nisë si çdo ditë në orën 10:00 në fakultetet përkatëse dhe në orën 11:00 do të nisë marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të nisë në orën 11:30 deri në orën 14:30. Refreni do të jetë i njëjtë: “Plotësoni 8 kërkesat”! “Nuk duam dialog”!

Sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë protesta e fundit studentore, pasi pas ditës së sotme drejtimin do ta marrë politika me PD-në dhe LSI-në.

Kjo pasi menjëherë pas lajmërimit dy ditë më parë nga Këshillat Studentorë për protestën, PD dhe LSI, si dy forcat më të mëdha opozitare, nisën mobilizimin e militantëve në rrethe.

Dje kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Korçë ku kërkoi mobilizimin e anëtarëve të partisë për protestën e sotme, ndërkohë që Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen sot në protestë .

Artikulli paraprakNDEROHEN ME MIRËNJOHJE 12 GRA SHKODRANE
Artikulli tjetër‘E KTHEU QYTETIN NË STALLË KUAJSH, ZOT SHPËTO SHKODRËN’/ RAMA PUBLIKON FOTON DHE SULMON VOLTANA ADEMIN