Gjatë një rituali fetar në qytetin jugor të Karbala-s, në Irak mbetën të vdekur 31 pelegrinë, ndërkohë që u plagosën 100 të tjerë.

Bëhet fjalë për disa rituale fetare myslimane, në atë që njihet ndryshe si dita e Ashures, e cila mbahet për çdo vit.

Përgjatë festimeve, ra çatia e faltores të Imam Huseinit në qytetin Karbala, ku 10 nga 100 të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Rituali zhvillohet çdo vit pasdite, në ditën e 10 të Muharremit, muajin e parë të kalendarit islam.

Myslimanët shiitë në të gjithë botën marrin pjesë në ceremonitë fetare në Ashura – një ditë ku shiitët vajtojnë për vrasjen e Imam Huseinit në shekullin e shtatë.

Artikulli paraprakPUBLIKOHEN FORMACIONET, SHUMË NDRYSHIME NË RADHËT E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërPRESIDENTI TRUMP SHKARKON NGA DETYRA KËSHILLTARIN E SIGURISË, JOHN BOLTON: NUK MË NEVOJITET MË