Me muzikë, vizatime dhe Biçikleta të të gjitha llojeve…

Kështu është organizuar aktiviteti për ditën e Biçikletave në qytetin e Shkodrës, ku morën pjesë dhjetëra qytetarë. Kryebashkiakja Voltana Ademi premtoi më shumë hapësira për këtë mjet lëvizjeje, ndërsa i bëri thirrje policisë për bashkëpunim. Organizatorët shpërndanë edhe certifikata për disa nga përdoruesit tradicional të biçikletës. Një aktivitet i tillë synon promovimin e lëvizjes me biçikleta si mundësi për mbrojtjen e mjedisit, përmirësiomin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e turizmit. Shkodra njihet si qyteti me përdorimin më të madh të biçikletave në Shqipëri, traditë që e ka zanafillën që në Shek XIX.

Artikulli paraprakME BIDON ME BENZINË NDEZ CIGAREN, DIGJET RËNDË 41-VJEÇARI
Artikulli tjetërITALI – TRE TË ARRATISURIT KA DYSHIME SE MUND TË KENË HYRË NË SHQIPËRI