Mazhoranca qeverisëse zhvilloi sot një takim me veteranë dhe veterane të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në kuadër të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Kreu i Kvendit, Ilir Meta, duke folur në aktivitet tha se Shqipëria ka ecur shumë në rrugën e integrimit. Duke vazhduar me këtë progres, tha Meta, përbushen dhe idealet e atyre që sakrifikuan jetën për Shqipërinë që ëndërruan.

Meta: Vendi është dhe me i integruar në Europën e bashkuar në themel të së cilës qëndrojnë vlerat antifashiste të popujve të tyre që luftuan për lirinë. Jemi për të nderuar kujtimin e atyre që sakrifikuan gjithçka për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane. Rekomandimi pozitiv i KE për çeljen e negociatave është tregues i këtij progresi. Jam i bindur se duke vazhduar në këtë rrugë ne plotësojmë më tej idealin e të rënëve për Shqipërinë që ëndërruan.

Artikulli paraprakBARBANA DO TË REALIZOJË ÇDO PROJEKT TË LËNË PËRGJYSËM NGA ERGI DINI
Artikulli tjetërTAKIMI ME VETERANËT – RAMA FALENDERON METËN E AKUZON PD: PO BLLOKON ÇELJEN E NEGOCIATAVE