Studentët e departamentit të Infermierisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë organizuar një aktivitet në kuadër të ditës botërore të diabetit. Ata kryen matjen e glicemisë, pra matjen e nivelit të sheqerit në gjak për qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Shefi I departamentit të Infermierisë Emiljano Pjetri thotë se do do të ketë edhe aktivitete të tjera të cilat do të vihen në shërbim të komunitetit.
Ndërkohë, shefi I departamentit të infermierisë shton se ka edhe një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve sa I takon kujdesit ndaj shëndetit.
Ky cikël aktivitetesh lidhet edhe me 20 vjetorin e hapjes së departamentit të infermierisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.