Pasi ka hyrë prej ditësh në shtëpinë e saj të re është zgjedhur 10 maji, dita e drejtësisë në Shqipëri për të bërë inagurimin e godinës së re të gjykatës së apelit të Shkodrës.
Kryetari i kësaj gjykate Fuat Vjerdha tha se kushtet e reja ndikojnë në përmirësimin e punës ndërsa u zotua se gjyqtarët e apelit të Shkodrës nuk do të jenë pjesë e listës së zezë të ligjit të Vettingut. Ministri i drejtësisë Petrit Vasili tha se me institucionet e reja por edhe reformën në drejtësi qytetarëve do t’u rikthehet besimi tek drejtësia.
I pranishëm ishte edhe kryetari i gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori i cili u shpreh se Shqipëria ka shumë pak investime në fushën e drejtësisë. Gjykata e re e apelit ka mjedise të mjaftueshme për zhvillimin e gjyqeve, hapësira për gjyqtarët dhe qytetarët por edhe një arredim modern ndryshe nga situata në të cilën ndodhej më përpara.