VJERDHA: NUK KEMI PRESIONA NGA POLITIKA, GJYKATAT TË PAVARURA NË SHKODËR. Gjykata e Rrethit gjyqësor Shkodër hapi dyert në kuadër të 10 majit, ditës botërore të drejtësisë. Kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha tha se të jesh gjyqtar është e vështirë.
Sipas kreut të apelit gjykatat në Shkodër nuk kanë presione dhe janë të pavarura në punën e tyre. Kryetarja e gjykatës administrative Valbona Durraj u shpreh se hapja e kësaj gjykate ishte një reformë pozitive. Në dittën e dyerve të hapura për disa nxënës të shkollave të mesme u improvizua një seancë gjyqësore si dhe iu bë një ftesë jo vetëm atyre por edhe qytetarëve që nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e seancave të gjyqit.