Shkolla e mesme profesionale “ Hamdi Bushati” ka organizuar aktivitetin promovues dita e dyerve të hapura për nxënësit e klasave të nënta. Drejtorja Merita Zeneli, thotë se ky aktivitet është edhe një lloj promovimi që i bëhet arsimit profesional, që po tërheq gjithnjë e më shumë të rinjtë. Ndërsa bën të ditur se nga 130 të rinj të cilët do të diplomohen, 70% e tyre janë të degës hoteleri biznes, ndërsa pjesa e tjetër ekonomi biznes dhe tekstil-konfesksion.
Drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija shprehet se përmes drejtimeve që ofron kjo shkollë, fëmijët të marrin edukimin dhe formimin e duhur që në të ardhmen ti shërbejnë Shqipërisë.
Në ditën e dyerve të hapura në shkollën “Hamdi Bushati” janë zhvilluar një serë aktivitetesh të ndryshme paralele në ambientet e brëndshme të shkollës për nxënësit e klasave 9 vjeçare.