Ish-ministri Beqaj sapo ka ardhur në ambjentet e Kuvendit për të dhënë dëshminë e lënë përgjysëm dje në Komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check up. Ky komision dështoi të marrë dëshminë e Ilir Beqaj ditën e djeshme. Për 9 orë me radhë PD dhe PS debatuan e ngritën tonet deri në ofendime.
Debat i fortë dhe akuza mes PD dhe PS. Më kërkesë të Plarent Ndrecës dëshmia u shty për sot (13 Nëntor), në 10:30.
Ish-ministri i Shëndetësisë u rikthye në Kuvend me pranga në duar rreth orës 10:30 të së martës, 12 nëntor, i rrethuar nga policë, por i kujdesshëm që prangat t’i mbulonte me xhaketë për t’i shpëtuar syrit të medias.