Është zhvilluar dita e dytë e festivalit ndërkombëtar të filmit për fëmijë “Anifest Rozafa”. Drejtorja artistike Eneida Xhelili tregon se filmat e përzgjedhur ishin të përshtatshëm për fëmijët e ciklit parashkollor.
Drejtorja Xhelili thekson se përmes filmave vizatimorë synohet jo vetëm argëtimi por edhe edukimi I fëmijëve.
Festivali zgjat 3 ditë, ndërsa ditën e mërkurë do të ndahen 5 çmimet për filmat e animuar më të mirë