Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën e dytë të protestës së opozitës deklaroi se protesta do të vazhdojë derisa t’i jepet fund asaj që e quajti “demokraci fasadë” të Shqipërisë.
“Kemi një demokraci fasadë, ku shkelen përditë të drejtat e qytetarëve; kemi parlament fasadë, që nuk përfaqëson as socialistë e as demokratë; kemi shëndetësi fasadë; bujqësi fasadë; ekonomi fasadë…”, tha Basha. Kreu i PD-së shtoi se “karvani që ecën përpara e nuk dëgjon qentë që lehin e ka çuar Shqipërinë në greminë”.