Presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të nënvizojë sot gjatë një fjalimi në Arabinë Saudite nevojën për t’u përballur me ekstremizmin islamik.
Adresimi pritet të bëhet gjatë samitit të udhëheqësve rajonalë, që vjen në ditën e dytë të vizitës së parë presidenciale të Trump jashtë vendit. Trump do të përpiqet të gjejë një frymë bashkëpunimi për mbështetjen e SHBA në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Të shtunën, SHBA nënshkroi marrëveshjen tregtare prej 350 miliardë dollarë me Arabinë Saudite, në bazë të së cilës Riadi do të blejë armë dhe sisteme mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara për 110 miliardë dollarë.
Kjo përfshin marrëveshjen më të madhe të armëve të bëra ndonjëherë në historinë amerikane, të cilën Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se kishte për qëllim të kundërshtonte ndikimin “e keq” të Iranit, rivali rajonal i Arabisë Saudite. Por vizita e Presidentit Trump ka kaluar në hijen debateve të brendshme politike në Shtëpinë e Bardhë, pas shkarkimit të shefit të FBI-së, James Comey.
NdërkohëTrump shkaktoi polemika gjatë fushatës së tij duke bërë thirrje që muslimanëve tu ndalohej përkohësisht hyrja në SHBA për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Legjislacioni që synon kufizimin e udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane mbetet i lidhur në gjykatat e SHBA.