NATËN E PARE, 30 POLICË “U BRAKTISËN” GJITHË NATËN NË MES TË MALEVE.
Ndersa ne perfundim te operacionit ne Dukagjin, te pakten 30 efektive te policise jane “braktisur” ne mes te maleve, dhe kane ecur gjate gjithe nates ne kembe per te arritur ne banesat e tyre, ne diten e katert te aksionit, Drejtoria e Policise kujtohet te ngreje nje kamping te perkohshem per efektivet e angazhuar.

Komunikata e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, njofton se operacioni per gjetjen dhe identifikimin e bimeve narkotike ne zonen e Dukagjinit ka vazhduar edhe gjate dites se diele.
Sipas njoftimit zyrtar te Policise, ne aksionin e se dieles jane angazhuar 140 efektive policie dhe 13 mjete, te mbeshtetura nga helikoptere te Ministrise se Brendshme dhe asaj te Mbrotjes, te cilet patrullojne nga ajri.
Ne oret e para te dites se katert te operacionit jane asgjesuar rreth 2300 bime cannabis sativa, duke e cuar keshtu, ne gati 40 mije totalin e bimeve narkotike te asgjesuara ne komunat Shosh, Plan, Pult, Temal, Bregu I Lumit etj.
Ndryshe nga dy tre ditet e par ate operacionit, te dielen nuk jane raportuar te shtena me arme ndaj policise, nderkohe qe paralelisht me aksionin antikanabis vazhdon edhe aksioni I Policise per gjetjen dhe arrestimin e 10 personave te shpallur ne kerkim per aggression me arme ndaj policise se shtetit.
Nje dite me pare, ne mbeshtetje te ketij operacioni erdhi ne Shkoder edhe vete Minsitri I Brendshem, Saimir Tahiri, I shoqeruar nga Drjejtori I Pergjithshem I Policise se Shtetit, Artan Didi.
Pas takimeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder, Tahiri u beri thirrje per dorezim autoreve te sulmit me arme ndaj policise, nderkohe qe vete Minsitria e brendshme ofron 100 mije euro shperblim per kedo qe jep informacion per “grupin e zjarrit”.
Sipas policise, te dhjetet jane nga Pulti¸ por kryetari I Komunes se Pultit, Sokol Cubit the per Star Plus se ata nuk jane banore te komunes se tij.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/LuDoghNsxvE?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTUMAT E SHËNGJINIT, PIRAMIDAT SHQIPTARE
Artikulli tjetërGRUPI I ZJARRIT S’ËSHTË NGA PULTI