9 maji shënon Ditën e Europës dhe është është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE.
Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij duke thënë se duhet bërë çdo përpjekje për të hapur procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në familjen europiane. Ndër të tjera thotë se Shqipëria qëndron krah Ukrainës, e cila prej 75 ditësh vijon luftën me forcat ruse, me shpresën që të rikthehet sa më shpejt paqja.
“Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.
Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!” – shkruan Meta.