Dita e Europës, Nishani dekoron Liri Belishovën e personalitete të tjera

Në kuadër të Ditës Evropiane të Fitores historike mbi Nazi-Fashizmin, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përkujtoi, vlerësoi dhe nderoi me anë të një ceremonie të veçantë heronj, veteranë dhe veprimtarë shqiptarë me kontribute të shquara të shënuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria u radhit me luftën e vet çlirimtare në anën e Aleatëve fitimtarë të saj. Në ceremoninë solemne dhe përkujtimore të fitores vendimtare që shënoi edhe kapitullim përfundimtar të nazistëve, Kreu i Shtetit vlerësoi veprimtarët dhe veteranët e paharruar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Liri Belishovën, Llazar Fundon (pas vdekjes), Hamit Keçin (pas vdekjes) si dhe Edip Ohrin (pas vdekjes) duke nderuar veprën dhe kontributet e tyre të paharrueshme atdhetare në luftë për lirinë e vendit. Në fjalën e rastit, Presidenti i Republikës falënderoi të pranishmit për praninë e tyre: “në këtë ditë simbolike për botën e lirë në respekt të përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe sakrificave të mëdha të mbarë njerëzimit për ndalimin e murtajës së Nazi-Fashizmit si dhe në nderim të atyre djemve e vajzave të vendeve e popujve të lirë, të cilët nuk mund ta pranonin ideologjinë, praktikën, dhunën, krimet e fashizmit e të nazizmit”.

Artikulli paraprakNGËRÇI POLITIK, DONALD LU RINIS TAKIMET, SHKON TE ZYRA E BASHËS
Artikulli tjetërTONIGHT – 09.05.2017