Njoftimi i Bashkisë Shkodër në Facebook:

Shkodra, nesër do të jetë qendra e festimeve të 9 Majit, Ditës së Evropës. Gjatë gjithë ditës do të zhvillohen aktvitete kulturore dhe artistike përgjatë rrugëve kryesore të qytetit tonë. Aktivitetet do të kulmojnë nga ora 19.00 deri në orën 21.00, përgjatë pedonales “Kolë Idromeno” dhe do të përfundojnë në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, ku do të zhvillohet një koncert i orkestrës së Shkodrës dhe projektimi i videos “Dialog shkruar me dritë” nga Adrian Paci, me imazhe të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Për shkak të organizimit dhe përgatitjeve, ju bëjmë me dije se rruga e Pedonales “13 Dhjetori”, do të jetë e bllokuar duke filluar nga ora 12.00 e ditës së hënë 9 Maj 2016. Po ashtu dhe bizneset e kësaj zone nuk do mund të ofrojnë shërbime për shkak të bllokimit të zonës nga Garda e Republikës së Shqipërisë për arsye sigurie. Qarkullimi i automjeteve në akset përreth qendrës së qytetit, do jetë i kufizuar. Prania në këtë event lejohet duke treguar ftesën tek hyrja. —————————————————————————- Ndërkohë, për të gjithë qytetarët e Shkodrës, janë menduar aktivitete të tjera kulturore nga ora 18:00 – 21:00. 1. Koncert nga kitarristët dhe këngëtarë në rrugën Gjuhadol, pranë qendrës rinore Arka. 2. Koncert nga grupi i violinistëve të vegjël, afër Qendrës së Informimit të BE-së 3. Performancë e bandës së Shkollës së Muzikës, nën drejtimin pranë Hotel “Colosseo”. Përgjatë pedonales do të instalohen dy podiume me sfond foto të Marubit. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, Bashkia Shkodër ju fton të jeni pjesë e këtij eventi të madh për qytetin tonë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVLLAZNIA SIGURON MBIJETESËN, FITON 2-0 NDAJ TËRBUNIT
Artikulli tjetërDITA E EVROPES, RAMA: SHPRESOJ TE VOTOJME NE PARIM REFORMEN NE DREJTESI