9 Maji shënon ditën e evropës, një datë e rëndësishmë për të gjithë, por që edhe në Shkodër nuk kalon pa vemendje, jo vetëm për lidhjen që ka ky qytet me europën, por edhe për qëndrën e informimit të Bashkimit Europian që ndodhet ne qytetin me të madh verior.

Shehiada Piraniqi, drejtuese zyrës së euic në Shkodër ka qënë e ftuar në emisionin Info Plus. Nga ana tjëtër ajo ka folur edhe për rëndësinë e lidhjes së brezit të ri me europën. Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.

Artikulli paraprakDHUNA NË FAMILJE, ÇDO MUAJ 8 RASTE TE REJA
Artikulli tjetër“MARUBI”, NJË VIT NGA SHTËPIA E RE