PRESIDENTI I SHBA, KUJDESET PËR ATO QË VUAJNË NGA I FTOHTI .Familja e presidentit amerikan Barak Obama ndihmoi të varfërit në juglindje të Ëashinton D.C., 24 orë para ditës së falenderimeve.Presidenti Obama shpërndau për të gjithë të varfërit në qytet ushqime, si bukë dhe patate, ndërkohë që edhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mishel iu dha të varfërve ushqime të ndryshme.
Me ta ishte edhe vajza e tyre e madhe Sasha, e cila ndihmoi prindërit e saj në nismën për të ndihmuar të varfërit, duke shpërndarë perime dhe gatime të ndryshme. Malia 16 vjec gjithashtu u bashkua me familjen, ku së bashku me gjyshen e saj Marion Robinson, shpërndanë bukë të freskët për të gjithe të varvërit që ishin në radhë duke pritur.Teska shpërndante ushqim për të gjithë njerëzit në nevojë, presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama uroi të gjithë amerikanët gëzuar ditën e falenderimeve. Sipas faqes së internetit të grupimit “Bukë për qytetin”, grupi ka për qëllim të “sigururojë ushqim, veshje, kujdes mjekësor, shërbime ligjore dhe sociale për banorët në nevojë të Uashingtonit.