Ditën e fundit të fushatës zgjedhore për 25 prillin kryeministri Edi Rama e ka nisur me një dokumentar për veten. Një dokumentar që tregon shumë për aktivitetin politik të Edi Ramës duke nisur nga detyra e tij e parë si Ministër Kulture.

Brenda këtij filmi të shkurtër jepen momentet më pikante që shënuan karrierën e kryeministrit. Nuk mungon as atentati ndaj Ramës si kryebashkiak, prishjet e ndërtimeve pa leje, transformimi i kryeqytetit, debatet, akuzat për kundërshtarët politikë etj.

Në një vend Rama përmend shprehjen e famshme të Ëinston Churchill.

“Për çmimin e suksesit, nuk do të ishte keq t’i referohesha shprehjes legjendare të Ëinston Churchill që thotë: Gjak, djersë dhe lot”, shprehet Rama.

Teksa më vonë, në një intervistë tjetër, ai deklaroi se “për të më larguar mua nga objektivat elektorale, nga objektivat e punës sime dhe nga vullneti për t’i shërbyer qytetarëve duhet të më largojnë fare, të mos ekzistoj”.

Nuk mungon në dokumentar dhe dëshmia e bashkëshortes së tij Linda Rama për ngjarjet dhe planin për eliminimin e tij.

“Më 28 janar u caktua për t’u bërë protesta homazh dhe vetëm një ditë më parë në mbrëmje Edi u njoftua në mbrëmje nga agjenci serioze që kishte një plan për eliminimin fizik të tij.

Shqetësimi real dhe i madh në diskutimet tona ishte rreziku i provokimit të një gjëje të rëndë në një masë shumë të madhe njerëzish që parashikonin të vinin në këtë protestë dhe Edi mori vendimin që protesta në asnjë lloj rasti nuk mund të anulohej sepse nëse do anulohej do instalohej frika.

E tha shumë qartë që jeta ime nuk ka kurrfarë vlere para atyre që mbetën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”, tha Linda Rama.

Më pas aktiviteti i Edi Ramës vijon si kryeministër. Ndalet tek çaste të vështira si tërmeti i 26 nëntorit.

“Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndërronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri, në një fillim të mbarë, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë”, thotë Rama.

Pjesë e dokumentari është dhe procesi i rindërtimit apo vaksinimi, fushata për mandatin e tretë. “Një për të gjithë dhe të gjithë për një, si një familje, të bashkuar, për Shqipërinë”, shprehet ai.

 

Artikulli paraprak“SUPERFAST”, FERRARI ZBULON MAKINËN PA EMËR, POR ME MOTORIN MË TË FUQISHËM NË HISTORINË E TIJ
Artikulli tjetërKAPET 4.3 TON KANABIS NË NJË KONTEJNER NË PORTIN E PIREUT NË GREQI