Matthijs de Ligt është gjithmonë e më larg Juventusit. Mbrojtësi holandez ndiqet nga shumë skuadra, por ekipi që është ka interes më konkret është Bayern Munchen që nesër pritet të bëjë një ofertë të re për të, ku thuhet se varion nga 80 deri në 90 milionë euro.

Së fundmi, 22-vjeçari ka mbërritur në klinikën bardhezi “J-Medical” për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore për të nisur grumbullimin me Juventusin dhe është gjendur mes shumë tifozëve të “Zonjës së Vjetër” ku i kërkojnë të qëndrojë dhe të fitojë Champions-in së bashku me ta.

Më parë de Ligt e ka bërë të qartë se nuk ishte i sigurt nëse do të rinovojë me skuadrën piemonteze. Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventus, de Ligt u aktivizua gjithsej në Serie A në 31 ndeshje ku shënoi 3 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

Artikulli paraprakPORTI I RI I DURRËSIT ME NJË BAZË NAVALE TË NATO-S, RAMA SHTYN PËRPARA PROJEKTIN, SHKON TË MËRKURËN NË BRUKSEL PËR TË TAKUAR JENS SOLTENBERG
Artikulli tjetërSUEDIA DHE FINLANDA NË NATO, META FIRMOS PROTOKOLLIN E ANËTARËSIMIT