Shkolla e mesme pyjore “Kolë Margjini” në qytetin e Shkodrës ka organizuar aktivitetin e ditëve të hapura për të gjithë nxënësit të shkollave 9-vjeçare por edhe prindërve të tyre, të interesuar drejt arsimit profesional. Agron Çeka, drejtor i kësaj shkolle tregoi për aftësimin profesional të të rinjve që stafi pedagogjik ofron.
Drejtori Ceka, po ashtu foli edhe për mundësinë e punësimit të të rinjve në tregun kombëtar dhe të huaj falë bashkëpunimeve që kjo shkollë ka.
Tendenca e të rinjve për t’u asimuar në shkollën e mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” është gjithmonë e në rritje. Kjo edhe falë bursave mbështetëse që Ministria e Arsimit ndan për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, përfundoi drejtori Agron Ceka.