Shkolla e Mesme profesionale kombetare Ndre Mjeda, ka hapur dyert ne nje dite te hapur, ku te gjithe kane pasur mundesine te njihen pikerisht me ate cfare ofron kjo shkolle e cila ka statusin kombetar.
Drejtori i shkolles profesionale Ndre Mjede, ne Bushat, Shkelqim Shimaj ne nje interviste per mediat ka folur per ate cfare ofron per brezin e ri kjo shkolle por edhe per ciklet e studimit te hapura per te rinjte. Shkolla e mesme profesionale Kombetare Ndre Mjeda, eshte nje nga mundesite me te mira te te rinjve per te perqafuar arsimin profesional.
Vit pas viti, numri i nxenesve qe frekuentojne kete shkolle eshte ne rritje, nderkohe qe ne sherbim te nxenesve nga rrethet prane shkolles profesionale eshte ne dispozicion edhe konvikti i cili ploteson te gjitha kushtet per te rinjte.