20 maji shënon ditën botërore të jetimëve. Kryetari I shoqatës së jetimëve në Shkodër Sokol Murati thotë se një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballen ata mbetet papunësia dhe strehimi. Sipas tij janë 250 fëmijë jetim që jetojnë vetëm me nënën e tyre, ndërsa 60 të tjerë jetojnë në institucionet shtetërore.
Kryetari Murati kërkon që institucionet të tregojnë më shumë vëmendje ndaj të rinjve jetimë të cilët pasi kryejnë arsimin professional nuk kanë mundësi punësimi për të siguruar të ardhmen e tyre.
Deri në moshën 18 vjeç jetimët në Shkodër strehohen pranë shtëpive të fëmijës por më pas ata mbesin në mes të katër rrugëve . Jetimët pasi bëhen 18 vjeç duhet që ta sigurojnë vetë jetesën pothuajse pa asnjë mbështetje nga shteti shqiptar.