Vijon dita e katërt e protestës së opozitës në çadrën e ngritur përballë Kryeministrisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk ka kthim pas deri në rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do mundësojë zghjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Ai tha se PD nuk ka negociata me LSI, por shtoi se çdo faktor politik shqiptar që ndjen përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, që nuk është i mbyllur në bunkerin e konfliktit të interesit me qytetarin shqiptar, në bunkerin e krimit, në bunkerin e korrupsionit, në bunkerin e drogës, sot duhet të marrë përgjegjësi. Nga ana tjetër Ilir Meta theksoi një ditë më parë se çdo protestë që kërkon standard në zgjedhje meriton vëmendje, por jo ultimatum