Drejtoria e Kulturës Kombëtare Shkodër bashkë me Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura organizuan në kalanë Rozafa një aktivitet kulturor e festiv në kuadër të festimeve për ditën e luleve.

Ndërkohë nxënësit e shkollave 9-vjecare dhe kopshteve të qytetit të Shkodrës dhuruan për disa caste emocione të vecanta për të pranishmit ku kishin përgatitur këngë, valle,pjesë kërcimi dhe recitime

Organizatorët floën për rëndësinë e këtij aktiviteti I cili vjen në kuadër të festimeve për ditën e luleve

Ndërkohë në ambjentet e kalasë Rozafa ishte organizuar panairi me punime artizanale nga Shoqata e Artizanëve të Qarkut Shkodër.

Artikulli paraprakVELIPOJË, DREJT PËRFUNDIMIT LINJA E RE E TENSIONIT TË LARTË
Artikulli tjetërTUKA: MBYLLEN 1200 SUBJEKTE, BIZNESET DREJT FALIMENTIMIT