Kjo e shtunë përkon me ditën e luleve, një festë tradicionale e cila prej vitesh festohet në Shkodër. Bashkia Shkodër në kuadër të kësaj dite organizoi disa aktivitete, ku kryesori iu dedikua fëmijëve. Në sheshin para bashkisë, fëmijët e qendrës kulturore “Kujtim Alija” performuan disa këngë
Ndërkohë, në ambjentet e brendshme të bashkisë Shkodër piktorja e mirënjohur Greta Tahiraga hapi ekspozitën e saj me 20 piktura të luleve të ndryshme.
Kjo ditë festohet prej vitesh ku traditë është organizimi I aktiviteteve që përfshijnë fëmijë e të rritur.