Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur 14 majin si ditën e ndëshkimit të qeverisë së “Rilindjes”. Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se “14 Maji do të jetë dita e ndëshkimit për ‘Rilindjen’ që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën”.
Postimi i plotë i Metës:
14 Maji, dita e ndëshkimit shembullor për “Rilindjen” që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën.
14 Maji, dita e madhe e Ndryshimit, që qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve t’u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.