Maturantët e shkollave të mesme publike dhe jopublike në bashkinë Shkodër janë bërë pjesë e ceremonisë festive “Dita e Maturantit”. Ata parakaluan përgjatë pedonales deri në sheshin para bashkisë Shkodër ku u zhvillua edhe eventi, ndërsa morën pjesë drejtues të bashkisë Shkodër, të zyrës Vendore Arsimore, prindër të nxënësve dhe jo vetëm. Brisela Kadija, drejtore e Zyrës Vendore të Arsimit bëri një falenderim për mësuesit, nxënësit dhe prindërit që ndër vite kontribuojnë për ruajtjen dhe shpërndarjen e dijes.

Hasan Muça drejtor rajonal I arsimit uroi maturantët për rezultatet ndërsa shpreson që secili prej tyre të japë kontribut në vendlindje.

Në fund të ceremonisë, kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci shpërndau certifikata për maturantët ekselentë.

Artikulli paraprakFUNDJAVA, FLUKS PUSHUESISH DREJT BREGDETIT
Artikulli tjetërQYTETARËT KËRKOJNË HAPËSIRA PUBLIKE