BLETËRRITËSIT EKSPOZOJNË PUNËN E TYRE VJETORE .

Bleterritesit pukjane jane mbledhur per te katerten here ne qender te qytetit per te ekspozuar frytet e punes se tyre, si mjalti, propolisi, dylli dhe qirinjte e dyllit te bletes.
Aktiviteti i titulluar “Dita e mjaltit pukjan” u mbajt ne shkallet e Qendres Kulturore te qytetit dhe aty moren pjese bleterrites nga I gjithe rrethi I Pukes, nje zone e njohur ne mbare vendin per cilesine e ketyre produkteve.
Ne fillim foli kryetari I shoqates se bleterritesve pukjane, Abdyl Arifaj, ndersa te pranishmit I pershendeti edhe kryetarja e bleterritesve te Shqiperise, Lejla Shehu.
Aktiviteti u shoqerua edhe me nje konkurs per mjaltin  me te mire, ku vendin e pare e zuri mjalti I luleve I prodhuar nga kosheret e Lulash Nikajt.
Pervec ekspozimit te produkteve, kjo dite u sherbeu bleterritesve per te shkembyer pervojen e tyre ne kete fushe.
Dhe ne fund, nje kuriozitet per ata qe nuk e dine: bleteve u duhen 200 dite pune per te prodhuar 1 kg mjalte.

Artikulli paraprakTJETËR RAST I DHUNËS NË FAMILJE
Artikulli tjetër“MIRË SE VINI NË SHKODËR”