Më dhjetëra vizitorë, kryesisht nga jugu I Shqipërisë kanë udhëtuar drejt Shkodrës ditën e sotme. Të hënën pushim si ditë pushimi zyrtare grupe shoqërore, kolektive pune por edhe grupe të organizuara të shkollave e kanë shfrytëzuar për të vizituar kalanë “Rozafa”, monumentin më të vizituar kulturor në qarkun Shkodër. Historia mijëravjeçare e kësaj kështjelle arrin të tërheqë çdo ditë e më tepër vizitorë vendas e të huaj.
Në ditën botërore të monumenteve, hyrja për të gjithë vizitorët në kalanë “Rozafa” ka qenë falas, ndërkohë që e tillë do të jetë hyrja edhe për çdo të dielë të fundit të muajit. Kalaja “Rozafa” është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shkodër. Kjo vihet re edhe nga numri I vizitorëve, jo vetëm gjatë verës, por përgjatë gjithë vitit.