Dita e parë e javës nis me vranësira të shpeshta që në orët e para të mëngjesit, ku herë pas herë do të ketë edhe rrebeshe shiu të izoluar. Sipas Meteoalb, kjo situatë e motit pasdite do të përfshijë edhe pjesërisht zonat qendrore.

Ndërsa në mbrëmje kushtet atmosferike në vend do të përmirësohen.

Temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TË FORTA TËRMETI GJATË NATËS NË SHQIPERI, DISA PASGODITJE
Artikulli tjetërRAMA: 17 QENDRA SHËNDETËSORE DHE AMBULANCA U RINDËRTUAN NGA THEMELET VETËM NË 1 VIT