Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit e mësuesit shqiptarë.
Në ditën e parë të shkollës, Basha bën apel që të mos mungojë kujdesi për të mbrojtues shëndetin pasi edhe ky viti i ri shkollor do të jetë sfidues.
Për më tepër lideri demokrat ka publikuar dhe një video nga momentet e ditës së sotme në shkolla.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë!
Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve.