Zv. Ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka folur për ditën e parë të shkollës. Kuko foli për paketën e sigurisë, ku tha se nuk është vetëm fushatë, por do jetë prezentë deri në ditën e fundit të shkollës. Sakaq zv.ministrja e Brendshme u ndal te përdorimi i substancave narkotike brenda territorit të shkollës, ku tha se do të ketë një komponent penal.
“Ka shkuar me lehtësi, pasi masat e marra për mbarëvajtjen e procesit ka shkuar shumë mirë. Edhe trafiku rrugor nuk ka pasur të njëjtën rëndësi si më parë, pasi kemi pasur në gatishmëri, forcat e policisë dhe atë rrugore në bashkëpunim me atë Bashkiake. Ajo që dua të them, është se paketa e sigurisë në shkolla dhe masat e marra nuk janë një fushatë. Gjërat nuk do të lihen në inerci, por do jetë në vazhdim dhe prezentë.
Nuk dua të jepet ideja se po blindohen shkollat me policisë, por jemi duke garantuar mbarëvajtjen brenda shkollës, shmangien e konflikteve. Kemi brenda në shkollë një oficer policie civil, i cili është syri dhe veshi iu shkollës. Ndërkohë, për pjesën e perimetrit, kemi zonat policore, ku janë grupimet e shërbimeve të policisë. Jo vetëm që do jetë e pranishme policia gjatë mësimit, por edhe nëse ka ndonjë telefonat që duhet të jenë prezent, koha që do jenë në shkollë do jetë shumë e shkurtër. Jam duke folur për të gjitha shkollat e Shqipërisë.
A kontrollohen fëmijët teksa hyjnë në territorin shkollor. Do kemi dalje të ndryshme publike. Oficerët në shkollë nuk janë policë dhe në këtë kuptim nuk kanë të drejtë për të kryer kontrolle brenda shkollës. Oficerët janë të trajnuar për të marrë sinjalet e para të devijimit. Për sa i përket substancave narkotike, kemi dhe një komponent penal.”, u shpreh Kuko.