Në këtë ditë të shënuar, nuk mund të mungonte urimi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga aleati më i palëkundur i vendit tonë. Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një video ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e Flamurit.

Oficerët dhe stafi i ambasadës amerikane ka udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë jo vetëm për të uruar popullin shqiptar, por ambasada thotë se është edhe një mesazh për të përjetuar kulturën dhe historinë për të cilën kanë luftuar shqiptarët.

“Urime popullit shqiptar nga US Embassy Tirana në 111 vjetorin e Pavarësisë! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi ynë amerikanë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NË FESTË! SOT 111-VJETORI I PAVARËSISË
Artikulli tjetër111-VJETORI I PAVARËSISË, NIKOLLA: SHQIPËRIA ËSHTË SOT MES KOMBEVE DEMOKRATIKE