Dita e Pavarësisë ka mbledhur mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave, politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë.
Gjatë fjalës së Presidentit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Meta u shpreh se emigracioni është plaga e shoqërisë shqiptare.
“Nëse historia në mënyrë të padrejtë tentoi të na ndante, populli shqiptar arriti që të mbijetonte dhe të afirmohet. Kohët kanë ndryshuar, por parimet që lanë pas që nga Skënderbeu dhe Ismail Qemali janë apeluese dhe aktuale edhe sot.
Kthimi i Shqipërisë në familjen Europiane është një mision i papërmbushur. Ne shqiptarët jemi ndër popujt me nivelin më të lartë të emigracionit në botë, por ia kemi dalë të trashëgojmë traditat.
Duhet të bëjmë përpjekje që Shqipëria të mos paket nga emigracioni dhe bashkë me të edhe aftësinë ripërtësitëse, kjo është një kambanë alarmi për klasën politike. Sfidat aktuale kërkojnë klimë bashkëpunuese dhe ndjejë uniteti.
Shqiptarët kanë nevojë për paqe sociale. Duhet reflektim nga të gjithë dhe siguri juridike për pronën. Funksionimi i institucioneve të pavarura kërkon dialog mes shumicës dhe opozitës” deklaroi ai.