Kryeministri Edi Rama, ka uruar ditën e Pavarësisë, duke publikuar adresën ku çdo shqiptar mund të kontribuojë për të prekurit nga tërmeti.

Rama thotë se këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në ditë të shënuara solidariteti kombëtar.

“MIRËMËNGJES dhe me adresën unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në https://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në DITË të shënuara SOLIDARITETI KOMBËTAR, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për TË GJITHË NE.”-shkruan Rama.

 

Artikulli paraprakBASHA: PAVARËSISHT NDASIVE, NË ORË NEVOJE NE JEMI NJË KOMB I BASHKUAR!
Artikulli tjetërSANDËR LLESHAJ PUBLIKON FLAMURIN KOMBËTAR MES RRËNOJAVE: 28 NËNTORI NA GJEN TË GODITUR FORT, POR JO TË THYER!