3 Dhjetori, shënon ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara. Datë e cila duhet të shërbejë si një ditë sensibilizimi për të gjithë u shpreh Saimir Ustabeqiri, kryetar I shoqatës para dhe tetraplegjik në Shkodër, ndërsa kërkoi që personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë të drejta dhe liri të barabarta me ato që ka çdo qytetar.
Ustabeqiri shtoi se shqetësues për ta vijon të mbetet punësimi I kësaj kategorie. Sipas tij, ligji për punësimin e 50 personave me aftësi të kufizuara në institucione nuk po zbatohet.
Problemet që hasin çdo ditë në qytetin e Shkodrës personat me aftësi të kufizuara janë nga më të ndryshmet. Ndaj institucionet përgjegjëse duhet që të marrin masa për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e standarteve të tjera për përballimin e sfidave me të cilat përballen çdo ditë.