Kryeministri Rama, Ditën e Punëtorëve ka publikua një video nga qyteti i Shkodrës ku shihen punëtorë të cilët me punën e tyre po rrisin ekonominë e tyre dhe të vendit.

Sipas Ramës këta punëtorë me aftësinë e tyre kanë bërë gjëra të mundura që deri dje dukeshin të pamundura.

“Mirëmëngjesi dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakSOT 1 MAJI, DITA NDËRKOMBËTARE E PUNËTORËVE, SI LINDI DHE HISTORIKU I KËSAJ DITE
Artikulli tjetërBLEDI KLOSI TAKIM ME SOCIALISTËT E SHKODRËS, FLET PËR ZGJEDHJET 2025 DHE REFORMËN ZGJEDHORE