Edhe të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist të Shkodrës janë organizuar në një protestë paqësore në ditën kombëtare të rinisë.
FRESH zgjodhi të njëjtin vend me të rinjtë e FRPD, sheshin përpara bashkisë Shkodër por me një objektiv tjetër për të thënë se kryetarja e bashkisë Voltana Ademi nuk po respekton kontratën sociale me 5 pika e firmosur me 23 maj të 2015-ës. Kryetari i sapo zgjedhur i FRESH Erion Metushi daljen e parë publike zgjodhi ta bëjë me deklaratën kundër kryebashkiakes. Kontrata sociale duhet të jetë një detyrë kryesore për kryebashkiaken Ademi thotë kryetari i FRESH. Të rinjtë e FRESH kanë qëndruar për pak minuta në sheshin përpara bashkisë në shenjë proteste për mosrespektimin e kontratës sociale nga bashkia Shkodër duke zgjedhur kështu një mënyrë tjetër për të kujtuar 8 dhjetorin, ditën kombëtare të rinisë.