32 vite më parë nisën protestat studentore që më pas sollën përmbysjen e regjimin komusit pas 45 vitesh. Një grup studentësh e pedagogësh u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit të 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare, 8 dhjetori përkujtohet si festë kombëtare. Një kontribut të madh në protestat e dhjetorit ’90 dhanë edhe të rinjtë shkodran.

Shumë lëvizje nisën nga Shkodra ndërsa të rinjtë e këtij qyteti iu bashkuan edhe lëvizjeve në Tiranë. Pavarësisht rëndësisë që ka kjo ditë në qytetin e Shkodrës 8 dhjetori kaloi në heshtje. Bashkia e Shkodrës nuk ka organizuar asnjë aktivitet për përkujtimin e kësaj dite. Ndërkohë që as institucionet e tjera në qytetin e Shkodrës nuk e përkjtuan 8 dhejtorin duke e lënë në harresë edhe pse çdo ditë flasin për të rinjtë.

Paradoksal është fakti se 32 vite më parë rinia u ngrit në këmbë për të rrëzuar regjimin komunist duke sjellë demokracinë për t’i dhënë vendit një mundësi dhe jetë më të mirë ndërsa sot rinia po ikën. Të rinjtë ndjehen të zhgënjyer nga kushtet e vështira që Shqipëria po ofron dhe pjesa më e madhe e tyre vendosin të largohen jashtë vendit.

 

Artikulli paraprakTË RINJTË: DO EMIGROJMË, S’KA SHPRESË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërZGJEDHJET, DUKA: OPOZITA TË DALË ME NJË KANDIDAT