8 dhjetori shënon ditën e rinisë. Edhe sot pas 33 vitesh nga rënia e regjimit të diktaturës komunistë, dëshira e të rinjve të cilët duan të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë sa vjen dhe rritet. Vështirësitë për t’u punësuar, pagesat e ulëta, cilësia e ulët e arsimimit janë ndër arsyet kryesore të cilat detyrojnë të rinjtë të emigrojnë jashtë vendit.

Ndërkohë ka edhe nga ata të rinj të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri me shpresen se kushtet për jetesën e tyre do përmirësohen.

Vitet e fundit jo vetëm nga Shkodra por edhe qytetet e tjera një numër i lartë i të rinjve kanë emigruar për shkak të pamundësive në Shqipëri. 8 dhjetori është dita kombëtare e rinisë, datë e cila shënon kryengritjen e studentëve 33 vite më parë kundër regjimit monist të Enver Hoxhës.

Artikulli paraprakMBRËMJE BAMIRËSIE NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, ÇFARË DËSHTIMI NË MERKATO!