Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër Astrit Beci deklaroi se shëndeti mendor tek të rinjtë duhet të merret në konsideratë ku të rinjtë me ndihmesën e institucioneve duhet ta cojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales.

Koha e gjatë e përdorimit të teknologjisë sic është celulari, fenomeni i drogës dhe alkoolit janë përherë e më shumë shqetësim për autoritetet theksoi Beci në aktivitetin e titulluar

“Shëndeti Mendor tek të rinjtë” organizuar në kuadër të ditës botërore të shëndetit mendor.

Beci përshëndeti vendimin e fundit të qeverisë për mbylljen e pikave te llotove duke e cilësuar si një ndër shkaqet kryesore që ndikojnë në shëndetin mendor tek të rinjtë.

Psikologia pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër Kilda Gusha foli mbi strategjinë që po ndiqet për këtë kategori të caktuar në mënyrë që ti ofrohet një trajetim sa më i mirë shëndetësor.

Shëndeti mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz.

Artikulli paraprakRIKUALIFIKIMI I BLLOKUT TË BANIMEVE “ZOGU I PARË”
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË E STUDIOS PRESTIGJOZE NADAR