Ambasada amerikane në vendin tone ka kujtuar sakrificat e për lehtësimin e vuajtjeve të njerëzve në nevojë nga shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, në 5 vjetorin e shenjtërimit të saj.  Ambasada ka shkruar se në këtë ditë na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë

“Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve. Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza; “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë”, ka shkruar ambasada amerikane.

Artikulli paraprakDELTA SHKAKTON 54 VIKTIMA NGA COVID DHE MBI 16 MIJË RASTE NË 35 DITË NË SHQIPËRI, GRUPMOSHA 30-39 VJEÇ MË E PREKURA
Artikulli tjetërPESË VITE NGA SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS